Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Priten 17 ‘fletë-arreste’ në Durrës pas tërmetit, kë ka shënjestruar Prokuroria (Emrat)

Kanë nisur ndalimet dhe shoqerimet e para në Durrës, pas nisjes së çështjes penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në Durrës.

Bëhet e ditur se deri më tani janë prerë 17 ‘fletë-arresti’ që priten të ekzekutohen, ndërkohë që janë shoqëruar 35 persona, zyrtarë të lartë, inxhinierë dhe ndërtues.

Po ashtu prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për ndërtuesit e pallateve në Durrës që u shemben.

Prokuroria ka ndaluar pronarin e hotelit“Vila Palma”, inxhinier Arben Qato si dhe Dëshira Qaton, bashkëshorten e tij me detyrë shefe e Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës.

Ndërtuesin e hotel “Vila Mare” si dhe ndërtuesin e pallatit 6 katësh që u shemb në lagjen 18 në Durrës.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se është ndaluar Arben Isaku, zv.drejtor i Kadastrës në Durrës si dhe sekretar i Përgjithshëm i PS-së në Durrës për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsfikim dokumentash’.

Po ashtu është ndaluar Aldo Dakovelli, shef sektori tek Legalizimet në Durrës, Artemis Malko inspektor në terren si dhe Flamur Gjuzin, ish-drejtor i Legalizimeve në Durrës.

Sipas të dhënave të deritanishme nga Prokuroria e Durrësit është ndaluar dhe ish-drejtori i Legalizimeve në këtë qytet, Flamur Gjuzi.

Personat në bashkëpunim kanë legalizuar në kundërshtim me ligjet, objektet që janë shembur nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ndërkaq bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme është ndaluar edhe Drejtori dhe Nën Drejtori i Kavalishences, ku ngeli i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj, nën rrënoja e një nder godinave e cila ishte dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Sipas burimeve nga policia, është ndaluar Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës si dhe Kujtim Hasa nëndrejtor i Kavalishencës në Durrës.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *