AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Priste të diplomohej por koronavirusi e vret, mesazhi prekës i kolegëve për studentin

Studenti 29-vjeçar Kandem Tadjuidje nga Kameruni ka humbur jetën, pasi u prek nga COVID-19. Sipas mediave italiane, ai studionte në Universitetin e Pisës për bujqësi dhe në 6 prill do të paraqitej para komisionit për të mbrojtur diplomën e tij.

Por 29-vjeçari vdiq. Ai vuante nga pneumonia akute dhe gjendja u përkeqësua edhe më shumë pasi u infektua me koronavirus. Shoqata e Studentëve të Pisas dha lajmin për ndarjen e tij nga jeta.

“Ai vuante nga një pneumoni e rëndë, ai u transportua në spital më 14 mars dhe merrte frymë me anë të ventilatorëve. Ditët e fundit, situata u përmirësua aq shumë saqë ai merrte frymë vetë. Ai vdiq natën e 22 marsit nga një krizë e papritur dhe që nuk mund të kontrollohej nga stafi mjekësor.

Gjithçka është më e dhimbshme sepse ai shkroi tezën dhe duhej të diplomohej në javët e ardhshme. Ai luftoi për vite me radhë për një diplomë, por tani nuk do ta marrë dot. Ai ishte një anëtar shumë aktiv i komunitetit tonë, vëlla, mik, shok…Shpirti i tij pushoftë në paqe”

Pas lajmit, Rektori i Universitetit të Pisas vendosi t’i jepte diplomën pas vdekjes.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *