Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Prishja e godinës së maternitetit, denoncon PD: Ishte monument kulture, simbol i kujtesës së mijëra prindërve

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi denoncoi shembjen e goditës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, e futur në listën e monumenteve të kulturës.

Vokshi thotë se njësoj si Teatri Kombëtar, kjo ndërtesë tani është një provë më shumë se “në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit”.

Sipas saj, është e qartë se qeveria ka prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, duke shtuar se “për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale”.

Vokshi u shpreh se janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, ndërsa shton se shqiptarët do t’i japin fund më 25 prill masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Në ditët e fundit të pushtetit, Edi  Rama po fakton se ai është kundër interesit të qytetarëve dhe se prioritet i tij është vetëm grabitja e pasurive publike dhe e taksave të shqiptarëve.

Shembja makabre e maternitetit Mbretëresha Geraldinë është gjithashtu një akt antiligjor. Kjo godinë është një vepër e trashëgimisë kulturore, por, njësoj si Teatri Kombëtar, ajo tani është një provë më shumë se në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, një prej ndërtesave simbol të kujtesës së kryeqytetit dhe e mijëra e mijëra prindërve, u shkatërrua pa marrë në konsideratë mendimin e asnjë eksperti.

Materniteti u listua si monument kulture që në 2004 dhe u shpall monument kulture i kategorisë së dytë, në vitin 2007 me firmën e ministrit të Kulturës së asaj kohe,  z. Bujar Leskaj. Kjo ndërtesë është pjesë e qendrës historike të Tiranës, me mbrojtje të posaçme. Për ketë ka firmën e vet edhe kjo qeveri dhe ky kryeministër, që sot po e shkatërrojnë për përfitime të paligjshme. Në listën e publikuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i krijuar në 2018-ën, materniteti mban numrin 214 në listën e monumenteve të kulturës.

Është e qartë pra si drita e diellit se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, të mbrojtur që nga viti 2004 e në vijim nga një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore. Për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Po pse e shkatërron Rama kujtesën e kryeqytetit, ku vetëm brenda nje viti hodhi në tokë dy ndërtesa tempuj të civilizimit, historikut dhe identitetit të Tiranës . Pse materniteti nuk rindërtohet sipas projektit që merr në mbrojtje objektet e trashëgimise kulturore?

Edi Rama dhe Erion Veliaj, në panikun e humbjes, po shkatërrojnë  identitetin e Tiranës, sepse betoni i mbush xhepat më shumë me para. Shikoni tableën kush është projketues. Është firma që bën çdo projket të Edi Ramës. Shikoni ndërtuesin. Është i njëjti që ka ndërtuar shtëpinë luksoze të Erion Veliajt dhe për të cilën nuk ka dhënë kurrë llogari ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektijnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik. Kjo është arsyeja pse Edi Rama do për herë të tretë timonin i vetëm. Ai që mbolli shkatërrim për 8 vjet, nuk mund të bëjë diçka të mirë për 4 vjet të tjera.

Qytetarët duan ndryshim dhe në 25 Prill do t’i japin fund me votë masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri. Që ky ndryshim të bëhët i mundur, vendi duhet të anëtarësihet në Bashkimin Europian. Po kush mund të na çojë në BE? Edi Rama që na vjedh, që shkel cdo ditë liritë e të drejtat, që po prish dhe shkatërron poasuritë tona për interesin e tij, që nuk ka mbajtuar asnjë premtim dhe vendin e ka cuar shumë hapa mbrapanë cdo fushë? Apo Lulzim Basha që i hapi Shqipërisë dhe shqiptarëve rrugën për në NATO dhe liberalizoi vizat? Zgjedhja është e qartë. Që masakra si kjo e maternitetit, teatrit kombëtar, dhjetëra shtëpive të vjetra tiranase, gabitja e pronave tuaja, e taksave tuaja të marrë fund, na duhet një Kryeministër si Lulzim Basha që të bëjë mundur ndryshimin përmes anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Ajo që na takon ne është të shkojmë të votojmë për t’i hapur rrugë ndeyshimit për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë!

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.