Në orët e para të mëngjesit, një pjesë e madhe e territorit të Shqipërisë është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu. Bregdeti i Jugut i ka lënë të gjithë pushuesit në banesat e tyre pasi deti është me dallgë të forta dhe përbën rrezik për jetën e njerëzve.
Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al duket se qyteti i Vlorës ka pësuar dëme të mëdha materiale. Katastrofa më e madhe është bërë në plazhin e Qeparoit, ku janë shkatërruar edhe lokalet pranë bregdetit.
Një ditë më parë, i gjithë vendi ishte përfshirë nën mot të nxehtë e përvëlues me temperatura të larta, ndërsa sot ka një ndryshim total. Shiu ka sjellë atmosferë dimri, ndërsa njerëzit janë detyruar të braktisin plazhet.