00:26 | 22/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prioritetet/ Zaev prezanton programin qeveritar, debát i áshpër në Kuvend, opozita páralajmëron rrézimin e kryeministrit

18:45 | 29/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prioritetet/ Zaev prezanton programin qeveritar, debát i áshpër në Kuvend, opozita páralajmëron rrézimin e kryeministrit

Në prezantimin programit, mandatari Zoran Zaev tha se një ndër prioritet e para të Qeverisë së re është lufta kundër koronavirusit dhe Ekonomia. Zaev paralajmëroi edhe reforma në administratën publike nëpërmjet shkurtimit për 20 për qind. Ai gjithashtu tha se në programin katërvjeçar të qeverisë është paraparë edhe vetingu në gjyqësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës.

Do të shqyrtojmë disa modele për reforma në administratë dhe shkurtimin për 20 për qind me riorganizim, pensionim dhe transferimin në sektorin privat. Gjykatësit për të cilët do të dëshmohet se qëllimisht dhe me vetëdije kanë vjetërsuar lëndë, do të shkarkohen. Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike patjetër të marrin epilog. Vendosim sistem të kontrollimit të pasurisë së gjithë funksionarëve – deklaroi Zoran Zaev, Mandatar për formimin e Qeverisë.

Mandatari Zaev tha se pas anëtarësimit të vendit në NATO, Qeveria e re do të fokusohet edhe në bisedimet me Bashkimin Europian.

Qeveria e re është e përkushtuar në marrëveshjet e Prespës dhe atë me Bullgarinë, të cilat e bënë të mundur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Do të vazhdojmë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike. Përpara nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më tepër sesa do të japim. Ne jemi të përkushtuar të hapim 80 përqind të kapitujve të negociatave në katër vitet e ardhshme – tha Zoran Zaev-Kryetar i LSDM-së.

Kabineti i ri qeveritar të përbëhet nga 19 ministra. Ministër për Sistem politik u propozua Artan Grubi, Ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, Ministër i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministër i financave Famir Besimi, Ministër i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministër i Drejtësisë Bojan Maricic, Ministër i Bujqësisë Arijanit Hoxha, Ministër i Transportit Bllagoj Boçvarski. Venko Filipce do të vazhdojë të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Jagoda Shahpanska do të udhëheq me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Goran Mileski do të udhëheq me ministrinë e Pushtetit lokal, Lupço Nikolovski si zëvendëskryeministër për Luftën kundër Korrupsionit, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Ekonomi, Nikolla Dimitrov zëvendëskryeministër për çështjet Evropiane. Kreshnik Bekteshi edhe në këtë përbërje të re do të udhëheq me ekonominë, Naser Nuredini me dikasterin e ekologjisë, Jeton Shaqiri ministër i administratës si dhe Irena Stefoska ministre e Kulturës. Zaev një ditë më para paralajmëroi se pas formimit të qeverisë do të pësojë edhe emërimi i Zv.ministrave, shkruan Alsat.

Debat i ashpër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i përcjellë me shumë replika dhe kundër-replika. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski gjatë debatit akuzoi koalicionin qeverisës si koalicion të mashtrimit dhe paralajëmroi protesta për rrëzimin e qeverisë, e cila sipas tij edhe ashtu ka një shumicë jo të qëndrueshme parlamentare.

“Do të shihemi nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë sepse ky është koalicioni i mashtrimit, ky koalicion do të prishet në demonstratat masovike nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë që do të fillojnë këtë vjeshtë sepse kapacitet për ndërprerjen e polarizimit nuk ka, kapacitet për realizimin e premtimeve nuk ka kurse njëkohësisht populli ndjehet i zhgënjyer dhe nuk është i përfaqësuar denjësisht në këtë Qeveri”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Kundërpërgjigjem Damjanovski dhe Kostadinovski nga LSDM-ja, ky i fundit duke theksuar se Nikollovski thotë gjera të pavërteta, derisa Damjanovsi i përkujton kolegët e tij opozitar për humbjet në kontinuitet të VMRO-DPMNE-së

“Koleg Nikollovski, mesa e di unë, protesta jeni duke paralajmëruar nga viti i kaluar, se do të dilni nëpër rrugë, se nëpër rrugë do të ketë popull, se do ta rrëzoni Qeverinë, asgjë nuk ndodhi. Mirë koleg Nikollovski, ishit bartës në NJZ4, me siguri keni vozitur nga Shtipi për në Strumicë, a nuk keni turp të gënjeni se nuk po ndërtohet gjë”, tha Kostadin Kostadinovski.

“Rezultati final i zgjedhjeve është se kjo kryesi e VMRO DPMNE-së e përjetoi dështimin e tretë, tre zgjedhje me radhë po humbisni, presidencialet, lokalet dhe tani parlamentaret. Retorika juaj e tërë, fushata, politika ishte në bazë të nacionalizmit. Dua të flas për atë që ishte ekspoze e dhënë nga mandatari, ndryshe i njohur në 3.5 vitet e kaluara, si kryeministri që premtoi se Facebook dhe Google presin në kufi të investojnë në Maqedoni. Kaluan 4 vite, Facebook dhe Google ende presin në kufi, me siguri nuk kanë teste negative për koronën dhe nuk mund të hyjnë. Prandaj çdo premtim për përparim ekonomik dhe investime është një rrenë e madhe, siç ishte rrena për Facebook dhe Google, se do të investojnë në Maqedoni, kjo e deklaruar në shtator 2017”, tha Damjan Mançevski.

Në debat u përfshi edhe Antonio Milloshovski, duke theksuar përplasjet dhe akuzat e ndërsjella të LSDM-së dhe BDI-së gjatë fushatës parazgjedhore.

“Gjatë fushatës parazgjedhore, askush tjetër, por z. Zoran Zaev dhe kryetari i lëvizjes BESA pohonin se BDI, parafrazoj, është parti e korruptuar kriminale që është kanceri i shoqërisë dhe që lufton vetëm për pushtet dhe para. Për këtë, tani lind pyetja, në paraqitjen e z. Zaev duhet të na sqarojë nesër z. Artan Grubi, Bujar Osmani, Fatmir Besimi dhe të tjerët për të cilët nuk kam thënë unë, por Zoran Zaev, a do të luftojnë për pushtet, për para, a i konsideron edhe më tej për të korruptuar dhe kancer i shoqërisë?”, u shpreh Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Pas

“Refuzoj ta takoj Trump nëse…”, vetëdijësohet Vuçiç: Kudo na kërkohet njohja reciproke, tema e vetme në SHBA dhe BE

Para

“A mundet “rritja” e Greqisë, të jetë “zvoglim” i Shqipërisë?… Ne po rritemi në Lanë! Duhet të shqetësohemi”

Para
Artan Fuga: A do ta ngopin me “lugë bosh” kryeministrin Edi Rama duke i servirur një “supë” bajate!

"A mundet "rritja" e Greqisë, të jetë "zvoglim" i Shqipërisë?... Ne po rritemi në Lanë! Duhet të shqetësohemi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Këtu nuk ka shtet, por pushtet”, raporti i DASH, Soko: Mediat janë pengje të interesave ekonomikë, është fakt i mbarënjohur

Nga erdhi uji i Tokës? Shkencëtarët në një universitet në SHBA, sjellin një studim të ri

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën në hotel, pasi ka dëmtuar veten me mjet prerës duke bërë dush

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

“Mësova se sa e painformuar është Qeveria Britanike rreth Shqipërisë”, ish-ambasadori shqiptar refuzon ftesën e lordit ku i ftuar do jetë Rama

Pas “GoFundMe”, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë instagramin e tij

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.