Prindërit e fëmijëve të cilët shkollohen në kolegjin “Mehmet Akif”, dhe në kopshtin “Turgut Ozal”, kanë reaguar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e këtyre institucioneve.
Një prej prindërve u shpreh se nuk duhej kurrsesi që një vendim i tillë të njoftohej në momentin e fundit. Ndëersa u shprehën se do vijonin të dërgonin fëmijët në këto shkolla sërish, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave kundër këtij vendimi.
“Ka qenë një vendim i momentit të fundit dhe për mua ka qenë shumë irrituese si prind sesi duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se pavarësisht se bëmë gjithë ato shpenzime për t’i sjellë nga Kruja këtu, sesi është mbyllur shkolla.
Patjetër që jam mundur t’ja shpjegoj fëmijës tim. Mendoj se ka të bëjë me çështje politike. Është keq ta them këtë në një vend ku ne duam të rrisim fëmijët tanë. Unë mendoj se këto kushte, janë të riparueshme dhe nuk mund të merrej një vendim drastik për mbylljen e një institucioni që ka dhjetëra vite që ofron arsim. Ne kemi dorëzuar peticionin. Ne po presim një vendim, nuk do i ndalim fëmijët duke i dërguar në “Turgut Ozal” por edhe protestat nuk do ndalen. Do kërkojmë të drejtën e fëmijëve tanë si të jetë e mundur”-u shpreh një prej prindërve.