Pjesë nga konferenca e kryedemokratit me gazetarët:
Pyetje: Të dielën janë zgjedhjet në PD, 4 ditë më parë pati përplasje armësh, çfarë masash keni marrë?
Berisha: Në terësi procesi i “Primareve” ka ecur normalisht, dhe e shfrytëzoj rastin për të përshëndetur përzemërsisht drejtuesit për këtë proces, i pari i kësaj natyre. Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit, në dijeninë time komisioni elektoral i PD-së ka marrë masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që mendon për mënyra të tjera përveç votës në këtë proces, gabon shumë rëndë. Shkelmon vullnetin e tij dhe të demokratëve që duan të bëhen shembull në këtë proces. Me datë 4 janë Primaret, ftoj të gjithë kandidatët dhe degët të bëjnë një proces sa më transparent, komisioni të dërgojë sa më shpejt listat dhe të ecim drejt finalizimit.
Pyetje: Sa anëtarë do marrin pjesë dhe sa simpatizantë do të jenë? Ka pasur akuza të forta për garë të paracaktuar, Evi Kokalari ka thënë se në Tiranë Belind Këlliçi do dalë fitues.
Berisha: Këto njëherë…Ky proces bazohet në votimin e anëtarëve dhe të simpatizantëve për të minimizuar në një shkallë të caktuar ndikimet e terësisë së anëtarëve, ndikimet e njëanshme, kandidatëve u janë dhënë formularë, e drejta për të tërhequr formularë dhe për të inkurajuar simpatizantët që të regjistrohen. Ka pasur raste sporadike, që kanë thënë ky është socialist, unë ju garantoj mirë nuk është por, edhe krejtësisht nuk e hedh dot poshtë. Megjithatë, për këtë fazë ka një diskutim, janë të kufizuara dhe mendoj se nuk ndikojnë në rezultate. Numrin e ka komisioni.
Për Tiranën më mirë se kushdo tjetër e dini ju, keni ndjek garën dhe e keni parë që ka qenë ndër më të civilizuarat, se kush është më i favorizuar unë këtë nuk e di, e tregon dita e dielë. Asnjë paragjykim nuk shërben, dua të falenderoj 7 kandidatët e Tiranës që u bënë imazh i kësaj garë./Faxweb.al