Mesfushori Emre Can është prezantuar si lojtari i Juventus në një konferencë për shtyp, në vigjilje të fillimit të fazës përgatitore të sezonit të ri.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Juve është një klub i madh, këtë ma ka thënë edhe Khedira, është bukur të jesh këtu”, këto janë fjalët e para të ish mesfushorit të Liverpool.
Më tej Can shpjegoi se ka qenë tifoz i Juventus që në moshën 7-8 vjeçare, kjo edhe falë ndikimit të trajnerit të tij të parë.
I pyetur për zërat e merkatos, më konkretisht transferimin e Ronaldo te Juventus, Can tha: “Do të isha i lumtur të luaja me Cristiano Ronaldon, ai është një lojtar i madh, por nuk e di nëse ka ndonjë kontakt me klubin”.