Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


SportTe Gjitha

Prezantohet Daja: Ndihem i vlerësuar, me Skënderbeun dua titullin

dajaNga ‘’Tropikal Hotel’’ ku janë grumbulluar në Durrës, Presidenti i Skëndërbeut Takaj ka prezantuar në krye të stolit Ilir Dajën dhe zëvendës trajner Ardi Memën.

Skuadra juglindore gjendet e grumbulluar aty nga ku do të niset për fazën përgatitore drejt Antalias në datën 6 janar.

Të dy teknikët nga Tirana janë shfqaur mjaft optimist në krah të Presidentit Takaj.

Emërimi te Skënderbeu

“Ndjehem i vlerësuar se marr ekipin kampion në fuqi pas 6 titujsh radhazi. Por është e vështirë se dihet që objektivi është të dalësh kampion. Po dole, ke bërë detyrën, ndërsa në të kundërt quhet dështim. Vështirësi ka gjithmonë, por të marrësh një ekip kampion në mes të kampionatit, vështirësia shtohet pasi dihet që merkato e janarit është e limituar për të ndërhyrë ku ka nevojë ekipi.

Por Skënderbeu ka kontingjent, ka lojtarë që kanë dalë kampionë disa herë. Do të jetë i njëjti grup, por siç e tha presidenti, nëse do të ketë ofertë për ndonjë lojtar të caktuar, që klubit do t’i sjellë të ardhura financiare, do të mundohemi ta zëvendësojmë. Por vështirësia qëndron se merkato e janarit është shumë e limituar”.

Objektivi

Objektivi për Dajën do të jetë padyshim marrja e titullit kampion nga ana e Skëndërbeut, edhe pse pozita e tanishme në kampionat nuk duket edhe aq e mirë.

“Objektivi është të dalim kampion. I imi si trajner është të marr maksimumin e grupit për të arritur objektivat e klubit”.

Rivalët 

“Duke u nisur nga gjysma e parë e kampionatit, besoj se do jenë ato që gjenden më lart në renditje, Kukësi e Partizani, pa mohuar edhe Tiranën që nuk ka distancë të madhe. Besoj se këto skuadra do të luftojnë për pjesën e sipërme të tabelës. Rivaliteteti më i madh do të jetë me këto ekipe”.

 

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.