Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Presion për 100 mijë euro, flet para Gjykatës vëllai i Tesi Bashos: S’kam lidhje me gjobëvënie, biznesmeni është daja im pse më fut edhe mua në këtë mesele…

Satilno Basho, vëllai i Tesi Bashos, i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës doli sot para Gjykatës së Krineve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë ndaj tij me akuzën e shtrëngimit me dhunë për dhenie pasurie.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bërë presion atij për ti dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.

Dy vëllezërit Basho pretendojnë me biznesmenin kanë marrëdhënie familjare.

Ndaj akuza u hodh poshtë nga i arrestuari, Satilno Basho. Ai i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.

Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti ske lidhje me këtë gjë”. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”, tha Satilno Basho në gjykatë.

Nga ana tjetër avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes.

Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme“. Ndërkohë Tesilvan Basho i njohur si person me rrezikshmeri të lartë shoqërore del sot para gjykatës së Vlorës per tu njohur me masën e sigurisë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *