21:51 | 08/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Presidentja Osmani nderon Dua Lipën, i jep titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”

19:55 | 05/08/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidentja Osmani nderon Dua Lipën, i jep titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme ka nderuar me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ky titull thekson Osmani se është falënderim për gjithçka që ka bërë për vendin, promovimin që i ka bërë Kosovës për gjithë këto vite.

Më tej ajo theksoi se e ka mirëpritur Dua Lipen në presidencë me familjen e saj.

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.

Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.

Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi!”, shkruan Osmani.

ShareTweetSendShareSend
Pas

Sulmi kibernetik në Shqipëri, VOA: Mund të ketë ardhur nga aktorë iranianë

Para

Rrufe pranë “Shtëpisë së Bardhë”, shihni momentin kur një marins lë detyrën dhe ikën nga frika

Para
Rrufe pranë “Shtëpisë së Bardhë”, shihni momentin kur një marins lë detyrën dhe ikën nga frika

Rrufe pranë "Shtëpisë së Bardhë", shihni momentin kur një marins lë detyrën dhe ikën nga frika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

Bombardoi një ndërtesë, ushtari rus dënohet me 10 vjet burg

Digjen pyje e pemë/ Vijon ende aktiv zjarri në Dushkarak të Vlorës, zjarrëfikësja largohet, në rrezik…

Peleshi kërkoi evakuimin e qytetarëve që rrezikohen nga zjarret, Meta: Shqipëria po digjet sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar…

“Efektivë që tolerojnë horrat, por jo qytetarët”, Gledis Nano “ultimatum” vartësve: Reflektoni urgjent, mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër

Vdekja e çiftit shqiptar në Nju Jork, flet motra e 28-vjeçares: E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark, mjekët e paralajmëruan…

“Drejtësi për Jonadën”, mbyllet protesta para Kryeministrisë, peticion për shkarkimin e ministrave

Do i kërkonin live dorëheqjen, protestuesit marrin Ramën në telefon, kryeministri nuk u përgjigjet

Fëmijët me pankarta në duar ulen në shkallët e kryeministrisë, mesazhi për Ramën: Kë do përqafojnë sonte prindërit e Jonadës? (FOTOLAJM)

“Jonada sot ka prindër të gjithë shqiptarët”, i afërmi i 7-vjeçares: Ajo është amaneti juaj, mos prisni t’ju vdesë një i afërm…

Me thirrjet “Çuçi dhe Kumbaro, kriminela me kollaro”, protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.