FlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Presidenti Thaçi nderon me çmimin “Mjeshtër i Merituar” Fehmi Shaqirin: Kontribut i paçmuar në ruajtjen e vlerave kombëtare

Sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dhënë çmimin “Mjeshtër i Merituar” koreografit Fehmi Shaqiri.

Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare“, shkruan presidenti i Kosovës në llogarinë e tij në Facebook.

Koreografi Fehmi Shaqiri ka drejtuar dhe përgatitur 20 asamble, të cilat janë prezantuar me sukses në tre kontinente, ka marrë pjesë në shumë festivale folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare, me Asamblin e Këngëve dhe Valleve të Republikës së Shqipërisë.

“Vallja arbëreshe”, e krijuar prej Artistit të Merituar Fehmi Shaqiri, mbetet një ndër kryeveprat e koreografit.

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *