Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Presidenti Thaçi mandaton Albin Kurtin: Të vijë ta marrë dekretin në zyrën time, ose ta refuzojë!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit, që të mund të krijojë qeverinë e re të Kosovës.

Thaçi është shprehur se Kurti duhet të shkojë në presidencë në mënyrë që të marrë dekretin, pasi nuk mund të vazhdohet me bllokimin e institucioneve.

 “Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë.

Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë.

Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, ka thënë ai.

 “Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë”, ka përfunduar Thaçi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *