Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar vaksinimin masiv të rusëve kundër virusit covid-19, ndërsa për veten e tij ka refuzuar të vaksinohet me “Sputnik V”.
Sipas zëvendëskryeminstres Tatiana Golikova vaksinimi masiv do të fillojë të hënën.
“Ne duhet të kalojmë nga vaksinimi në shkallë të gjerë në vaksinimin masiv”, kishte thënë Putin gjatë një takimi me kabinetin qeveritar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një telefonate me gazetarët u shpreh: “Presidenti nuk mund të përdorë një vaksinë të pacertifikuar”.
Vaksinën “Sputnik V” refuzojnë ta marrin rreth dy e treta e rusëve. Sipas Qendrës së pavarur për Hulumtime “Levada Center”, numri i rusëve që nuk dëshirojnë ta marrin këtë vaksinë është rritur. 54% e rusëve i kanë thënë “jo” vaksinës në muajin gusht.
Ndërkohë, shumë vende nuk po e pranojnë vaksinën ruse “Sputnik V”.