Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Presidenti përfundon takimin me Shoqërinë Civile, flet Kristaq Kume: Meta na tha të mos i mbajmë sytë nga …

Ka përfunduar takimi mes Metës dhe Shoqërisë Civile, ku i pranishëm ka qënë edhe ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume.

Kume pas përfundimit të takimit, ka dhënë edhe një deklaratë për mediat, ku u shpreh se duhet ndërhyrja e të gjithve për krizën. Kume gjithashtu tha se Presidenti këmbënguli se problemet duhen zgjidhur nga ne, dhe të mos mbajmë sytë nga ndërkombëtarët.

Si rezultat i kësaj mënyre të qeverisjes në kuptimin e përgjithshëm të fjalës qeverisje, kemi krijuar probleme që duhen zgjidhur dhe Presidenti këmbënguli që problemet të zgjidhen nga ne dhe të mos hapim sytë nga ndërkombëtarët. Ne duhet të marrim në dorë fatet tona. Presidenti vlerëson se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptaret, me ata që kanë të drejtën dhe duhet të ushtrojnë të drejtën e sovranit. Pastaj. Ky qëndrim i Presidentit e gjeta edhe të përshtatur në vijim të asaj që unë kam kohë që e kam paraqitur që është një thirrje për të gjithë aktorët politikë, brenda dhe jashtë parlamentit, specialistë e teknicienë, për t’u bërë të gjithë bashkë dhe të realizojmë reformën e thellë legjislative që do ketë mundësinë të krijojë shtrati e  nevojshëm të ndërtimit të demokracisë. Ne jemi një vend që nuk po qeverisemi më sipas rregullave të demokracisë”.

Takimi me Shoqërinë Civile nisi rreth orës 17:30, ku të pranishëm në takim kanë qënë ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Kristaq Kume dhe juristi Jordan Daci.

Presidenti Meta ka zhvilluar ditët e fundit një seri takimesh me opozitën dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, me qëllim dhënien fund të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej afro një viti.

Meta ka zhvilluar ditën e djeshme takim me opozitën dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashës, si edhe me ish-presidentin Rexhep Medani. Ndërsa paraditen e kësaj të mërkure, Meta u takua mes ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu, presidenti pati edhe një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi këtë pasdite.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *