Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një intervistë të dhënë për One Tv në Vlorë, i bëri thirrje Damian Gjiknurit të ballafaqohet live me të përballë të gjithë vlonjatëve.
Meta theksoi se Gjiknuri së bashku me Afrim Qendron po planifikojnë ‘tërmetin’ e vjedhjes së votave me të njëjtin skenar si në Dibër.
Kjo është dhe arsyeja sipas presidentit pse ai viziton shpesh Vlorën, pasi nuk do të lejojë me asnjë kusht prekjen e votës.
“I bëj thirrje Damian Gjiknurit, eja live ballafaqohemi para vlonjatëve. Do te jem ne Vlorë deri me 26 Prill sepse Vlora është e kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë.
Skenari i Dibrës nuk është hipotetik por i faktuar. Ky grup kriminal i prekjes së votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës”, tha Meta.