AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta takim “kokë më kokë” me Lulzim Bashën

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e PD-së Lulzim Basha në zyrën e tij.

Takimi mes të dyve ka zgjatur rreth 35 minuta, ndërsa asnjë prej zyrave të shtypit nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë takim.

Ky takim mes të Metës dhe Bashës vjen pas vizitës që pati përfaqësia e Komisionit të Venecias në vendin tonë, ndërkohë që brenda javësh opozita pritet që të rifillojë protestat për rrëzimin e qeverisë Rama.

Tashmë janë djegur të gjitha afatet dhe për 13 Tetorin, datën e dekretuar nga ana e presidentit Meta për zgjedhjet lokale.

Gjatë gjithë këtyre muajve të krizës politike në vend, Meta është takuar të paktën tre herë me kryeopozitarin Basha, ndërsa nuk ka arritur që të ulë në tryezë kryeministrin Rama, i cili vijon me tezën e tij, se mandatin do ta çojë deri në fund.

(E.K/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *