Presidenti Ilir Meta ka dërguar padinë në Gjykatën Kushtetuese pasi është kundër vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një konferencë për mediat, iu drejtuan dy pyetje që lidheshin me paraqitjen e tij në shesh për të qenë pranë aktivistëve dhe reagimin që mund të ketë nëse Euralius do të dalë kundër vendimit të tij për çështjen e Dvoranit.
Presidenti Meta u shpreh: “Askush nuk mund të fshihet as sot as nesër as në të ardhmen për shkelje të Kushtetutës, të cilat cënojnë një interes të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Republikës dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Sa i takon asaj se ku do të jetë, Presidenti është gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të kushtetutës në mbrojtje të interesit publik. Sa i takon ndonjë karagjòzi që kërkon të bëjë prova force me presidentin apo me dikë tjetër, duhet ta kenë të qartë që Presidenti sillet me përgjëgjësi maksimale, mban shënim çdo gjë, i ka paralajmërimet të përsëritura.
Presidenti do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale dhe i ka ftuar të gjithë të menaxhojnë me përgjegjësi këtë situatë tepër shqetësuese edhe të shëndetit publik, e cila ende vazhdon. U ka bërë thirrje të gjithëve të përqendrohen tek 15 kushtet e BE. Sjellja ndaj kësaj çështje nuk është i dimensioneve thjesht lokale, por çështje e cila monitorohet në vëmendje maksimale dhe do të kishte ndikim me përkeqësues për pozitën tonë e cila nuk është aspak për tu krenuar në raport me perspektivën e celjes reale të negociatave.”(A.M/Faxweb.al)