Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për jahtet, ja çfarë pasaktësish ka gjetur

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur të kthej në Kuvend ligjin  nr. 64/2020 “Për  një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën  e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Pasi sipas presidentit ky ligj nuk i përgjigjet situatës ekonomike të vendit dhe krijon trajtim preferencial në kundërshtim me parimet e mbrojtura nga neni 18 i Kushtetutës.

“Kam vendosur kthimin e këtij ligji për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, i cili duhet të vlerësojë thellësisht që nisma të tilla për aplikimin e lehtësimeve fiskale jo vetëm të ndërmerren pas studimeve dhe analizave të thelluara financiare, por edhe të rriten përpjekjet për të përqendruar aplikimin e lehtësimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve që kanë më shumë nevojë për politika fiskale mbështetëse.

Vetëm kështu mund të garantohet mbrojtja më e mirë e interesit publik, që siç ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese, është i lidhur drejtpërdrejt edhe me mirëfunksionimin e buxhetit të shtetit.

Qëndrueshmëria e buxhetit të shtetit është e rëndësishme të garantohet në çdo kohë, por ajo merr një rëndësi të veçantë gjatë periudhave të vështira që diktohen nga kriza ekonomike, prej së cilës nuk mund të përjashtohet sistemi ekonomiko-financiar shqiptar, pas goditjes së pandemisë Covid-19.” shprehet Meta.

Presidenti shkruan se meqënse vendi po përballet medy gjendje të fatkeqësisë natyrore të shkatuara e para që prej tërmetit të datës 26 nëntor 2019, ndërsa e dyta si pasojë e situatës globale për shkak të pandemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid-19, qeveria shqiptare, ka përgjegjësinë të jetë e kujdesshme si në shpenzime, por edhe në ndërmarrjen e nismave të tilla ligjvënëse.

“Është jo e drejtë dhe aspak e mirëpritur që kjo nismë ligjore miratohet ndërkohë kur shumë familje dhe biznese të prekura nga fatkeqësitë natyrore janë ende në pritje që të trajtohen me mbështetje financiare për ndërtimin e banesës së shkatërruar nga tërmeti, apo të një pakete ndihme lehtësuese për shkak të papunësisë nga këto muaj izolimi. Ndërkohë, përkundër kësaj pritshmërie legjitime, qeveria shqiptare reagon në krah komplet të kundërt duke ndërmarrë nisma ligjore për lehtësimin fiskal tëdisa personave që do të importojnë mjete lundruese luksi, siç janë jahtet” shkruan Meta në dekret.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *