AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta dekoron ambasadoren greke Eleni Sourani

Presidenti Meta vlerëson Ambasadoren e Republikës Helenike, Sh. S. Znj Eleni Sourani me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Në një ceremoni të veçantë zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dekoroi Ambasadoren e Republikës Helenike, Sh. S. Znj Eleni Sourani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës, Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *