Ditën e sotme, kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, i ka drejtuar një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke i shprehur indinjatën e tij në lidhje me dekorimin që Meta bëri ndaj Mehdi Bushatit me titullin ”Kalorës i Flamurit”.
Kujtojmë që Mehdi Bushati është babai i analistit politik Andi Bushati. Më poshtë paraqitet edhe fotoja e Metës duke dekoruar autoritete të ndryshme midis tyre edhe Mehdi Bushati për të cilin pati një reagim të menjëhershëm nga kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë duke e cilësuar si një ”xhelat” i cili ka kryer torturime dhe vrasje në periudhën e komunizmit.
Kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika e konsideron këtë si një fyerje publike nga ana e Presidentit ndaj viktimave të komunizmit. ”Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.”- shkruan ndër të tjera Kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë.
Ndër të tjera Nebil Çika i kujton Presidentit edhe fjalën e tij që mbajti gjatë ceremonisë së dekorimit te dy të mbijetuarave të kampit komunist të shfarosjes ne Tepelene në 23 Gusht 2018, ku i kishte vënë në dukje gabimet e mëparshme të presidentit duke dekoruar persona të cilët kanë qenë pjesë e regjimit komunist.
Tiranë më 31 .03. 2021 Protestë
Proteste: Presidentit te Republikës z. Ilir Meta
Z. President !
Me indinjate te thellë morëm vesh dekorimin nga Ju me titullin e lartë “Kalorës i Flamurit “ të një prej xhelatëve me famëkeq te Sigurimit te Shtetit Mehdi Bushati .
Personi qe ju keni dekoruar është autor i shume krimeve te komunizmit , arrestime ,torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit. Krimet e tij ne ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar klasifikohen si “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid “ dhe nuk parashkruhen . Ne kemi qindra prova, dokumente zyrtare e dëshmi publike te viktimave që provojnë autorësinë e krimeve të tij
Vlerësojmë se ky veprim i juaji ( jo i vetmi ) është një fyerje publike e zyrtare nga na e kreut të shtetit Shqiptar ndaj viktimave të krimeve komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi .
Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.
Nuk mund të pretendoni të jeni garant i kushtetutës , lirisë dhe demokracisë kur me veprime te tilla nderoni e respektoni te kundërtën e këtyre . gjene me të keqe që i ka ndodhur ndonjë herë në histori kombit e popullit shqiptar. Dekorimi nga ana Juaj i hanxharëve te përgjakur të diktaturës komuniste është një akt i pa pranueshëm nga na jonë dhe prova që shteti shqiptar dhe ju personalisht nuk jeni shkëputur nga diktatura komuniste e sa e keni vullnetin politik për ta bere këtë
Dua tiu kujtoj ato që iu thash sy për sy faljen time gjatë ceremonisë se dekorimit te dy të mbijetuarave të kampit komunist të shfarosjes ne Tepelene në 23 Gusht 2018 : ” …Z, President është këtu edhe për të dekoruar disa të mbijetuar të Kampit te Tepelenës dhe shumë mirë po bën . Por ka ndodhur në të shkuarën ,shpresoj të mos ndodh më, që institucionet shtetërore Presidenti ,qeveria etje sa here që dekorojnë njerëzit tanë ,viktimat e krimeve te komunizmit, shkojnë ne Tirane dhe dekorojnë edhe autoret e këtyre krimeve . Sot Enver Hoxha dhe gjithë banda e tij kriminale janë heronj dhe tituj te tjerë, te dhëna nga shteti shqiptar .Shpresoj qe kjo te mos përsëritet më….ndajeni mendjen ,o me viktimat o me xhelatët … “.
Me këtë dekorimin por edhe te tjerë me parë duket që Ju e keni marrë vendimin tuaj për të qenë me xhelatët .
Z. President! Dy javë më parë kam kërkuar nga Ju të dekoroni një nga legjendat e gjalla të qëndresës sonë antikomuniste, ish të burgosurin politik Qani Sadiku, nënkryetar i Këshillit Kombëtar e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politik te Shqipërisë.
Pas dekretit tuaj për te dekoruar një xhelat nga me famëkeqit të “ Sigurimit të Shtetit “ e tërheq përfundimisht kërkesën time për dekorimin e z. Sadiku. Nuk mundet ti jepni te njëjtën dekorate edhe xhelatëve edhe viktimave e martirëve, kjo është me shume se hipokrizi.
Për ne është një krim i komunizmit, mëshumë Sa të jem un kryetar i te përndjekurve politike antikomunistë dhe ju President i Republikës kjo nuk do të ndodhe me në asnjë rast e rrethanë.