AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta bie dakord me shkarkimin e Muçit, shpall vakancën për vendin e tij (Dokumenti)

Pavarësisht toneve të larta që shfaqi gjatë daljes së djeshme me gazetarët, presidenti Meta duket se ka rënë dakord me vendimin e dhënë në KPA për Besnik Muçin, që e shkarkonte nga detyra si prokuror dhe e përjashtonte për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Në një dokument të bërë publik për mediat, Meta shpall vakancën për pozicionin e Muçit në Gjykatën Kushtetuese.

Meta duket se e ka marrë vendimin për Muçin pas takimit që pati me të në presidencë, ku gjyqtari tashmë i shkarkua kishte deklaruar se do të ndiqte të gjitha procedurat që ja lejonte ligji, në mënyrë që të merrte aprovimin për të qendruar në detyrë.

Pak minuta më vonë Gjykata Kushtetuese fshiu nga faqja e saj zyrtare emrin e Besnik Muçit dhe lajmëroi presidentin për vakancën e shpallur.

Në komunikimin e djeshëm Muçi deklaroi se tre kishin qenë mëkatët e kryera në dëm të tij, i pari aplikimi i tij për në Gjykatën e Lartë, i dyti renditja në listat fituese të KED-së, drejtuar nga Ardian Dvorani, dhe i treti dekretimi që i bëri Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë pavarësisht se e quajti vendimin ndaj Muçit, “Veting i partisë”, Meta ka shpallur vakancën si më poshtë: 

(E.K/Faxweb.al)

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *