Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas publikimit të draft opinionit të Komisionit të Venecias në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Blushi shkruan se institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.
Po ashtu Blushi fton edhe aktorët politike që t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.
Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.
I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. ??”- shkruan Blushi.