Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Presidenti i vjen anash Kuvendit”, a ka përçarje te mazhoranca për dekretin e Metës? Balla: Shpresoj që mos ta ketë personale me deputetin nga Skrapari

Taulant Balla tha se mazhoranca do të marrë kohë për të parë argumentet e dhëna nga presidenti Meta, për kthimin pas të ligjit për betimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në ndryshim nga Adnor Shameti, që tha menjëherë dje se do ta rrëzonin dekretin, Balla tha se shqyrtimi i dekretit do të dojë të paktën 3 javë.

“E para besoj që bashkëndajmë vlerësimin se deputeti Adnor Shameti është një prej profesorëve më të mirë të së drejtës në vend, dhe njohja e tij me jurispudencën është shumë herë më e mirë se ajo e presidentit. Zoti Shameti është në Kuvend si përfaqësues i Skraparit, dhe shpresoj që presidenti të mos ketë një inat personal me të”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar tha më tej se Presidenti nuk ka asnjë shans që të shpërndajë Kuvendin, ndërkohë që ku i fundit ka nisur një hetim ndaj kreut të shtetit.

“Marr shkas nga pyetja juaj për të dalë në një çështje tjetër, që diskutohet me patos në lloj lloj studio, se njëri që fryhet se do shpërndajë Parlamentin, të jemi seriozë, Shqipëria është një Republikë e kulluar parlamentare, dhe presidenti Ilir Meta e di fare mirë këtë mungesë së të drejtës për të patur këtë lloj qasje me Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë që ta shkarkojë presidentin, që më pas certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. E thënë në gjuhën popullore, Presidenti i vjen anash Kuvendit. Unë i kujtoj presidentit faktin që është nën hetim nga Komisioni Hetimor parlamentar, ju lutem mos u merrni më me këtë se presidenti pas 15 Marsit do të shpërndajë Kuvendin.

Unë kujtoj se Kuvendi në ditët e ardhshme ka një axhendë shumë të ngarkuar, ku do të kalohet dhe akti normativ për ligjin KÇK”, u shpreh më tej Balla.

Socialisti tha se manifestimi i presidentit Meta nuk ishte një gjë tjetër, veçse një grumbullim i anëtarëve të mbetur të SH.A-së së LSI-së, ndërkohë që sipas tij po zhvillohet një garë e ethshme brenda vetë opozitës, për të zgjedhur se kush do të jetë kryetari i ri.

“Këtu kemi të bëjmë me një garë të brendshme brenda opozitës, ne deri tani kemi njohur për kryetar zotin Basha, presim që të mbarojë kuy proces zgjedhor, dhe të shohim më pas se kush do të jetë në krye të opozitës”, tha më tej Balla.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *