Presidenti i Fenerbahce-s, Ali Koc, po kërkon ndihmë nga tifozët për të financuar kontratën e Mesut Ozil. Fenerbahce u ka kërkuar tifozëve për të paguar rrogën prej 13 milionë sterlinash të Ozil duke bërë dhurime me sms.
Ozil fitonte 18 milionë sterlina në vit tek Arsenal dhe ka pranuar një shkurtim të rrogës për të shkuar te Fenerbahce, por presidenti i klubit turk ka pranuar se i duhet ndihmë për financimin e operacionit.
“Kemi një kërkesë për tifozët tanë”, ka thënë Koc. Ju lutem, vazhdoni të na mbështesni, jemi të varur nga mbështetja juaj financiare”.
“Në ditën e nënshkrimit të kontratës, do t’ju kërkoj që të thyeni një rekord. Me një fushatë me SMS”.
“Ndoshta 300,000, 500,000 ose 1.000.000 mesazhe do të vijnë. Kjo do të ishte një mbështetje shumë e mirë për ne”.
Mesazhi në ‘fushatën për Mesut-in’ do të kushtojë më pak se 2 euro dhe do të dërgohet te numri 1907, që është edhe viti i themelimit të Fenerbahce-s.