Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Presidenti foli për flijim, Rama dhe Meta takohen mes tyre. Ja si shmangin shikimet sy më sy

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama po marrin pjesë në paradën ushtarake në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ceremoni e organizuar me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Duket se kjo ceremoni do të shërbejë dhe për një komunikim mes dy krerëve të shtetit, të cilët i kanë të tensionuara marrëdhëniet e tyre, që pas përplasjeve për emërimet e ministrave Lleshaj dhe Çakaj, si dhe krizës politike pas mandateve të djegura të opozitës.

Po derimë tani burime për Faxweb.al bëjnë me dije se mes Ramës dhe Metës nuk ka pasur ndonjë komunikim të veçuar, ndërsa dhe në fotot që shihen më poshtë, secili prej tyre mban një qëndrim të ftohtë, dhe hera herës shohin në librat që kanë në duar.

Pak ditë më parë presidenti Meta deklaroi se për të zgjidhur krizën politike në vend, ai ishte i gatshëm që të dorëzonte mandatin e tij, madje foli dhe për një flijim, duke u krahasuar me ish-liderin kilian Allende. (lexo ketu) 

Ndërkohë që për flijimin e deklaruar nga Meta, nuk vonoi dhe përgjigja ironike e Ramës në Kongresin e PS-së, ku kryeministri garantoi Presidentin se sa të jetë Pandeli Majko, vendi nuk del nga NATO, dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë nën pushtetin e një junte ushtarake. (Lexo ketu) 

Lidhur me aktivitetin e sotëm që po mbahet në kuadër të 10-vjetorit të NATO-së ka pasur kritika të shumta në media, pasi nuk janë bërë palë dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa mediat janë të detyruar që t’i transmetojnë pamjet nga ertv-ja.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *