Presidenti i vendit Ili Meta, në një intervistë të dhënë për One TV në qytetin e Vlorës, bëri një deklaratë tepër të fortë, kur tha se përpara Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.
Duke iu referuar betejës së 25 Prillit, Meta u shpreh se ai me çdo kusht do të mbrojë votën e qytetarëve, pavarësisht planeve nga mazharonaca qeveritare për të bërë një tërmet të ngjashëm me atë të Dibrës në Vlorë kësaj radhe.
Meta theksoi se edhe fëmijët e tij të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë.
“Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë,“-tha Meta.