Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kryeministrit, ndaj të cilit ka drejtuar pyetjen se “Pse kaq frikë nga populli?”.
Blushi kujton se në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe të dyja janë fituar nga populli, duke shtuar se sovraniteti i përket popullit dhe se referendumi e tretë do ta fitojë populli.
PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI? Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI. Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI. Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij. MOS KINI FRIKË NGA POPULLI! ??