Vijojnë replikat në distancë midis presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Vetëm pak pasi kryetari i qeverisë e cilësoi presidentin Ilir Meta si ‘komandant’ të LSI-së ka ardhur edhe përgjigja e zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi.
Blushi shkruan se “Buburrec Trendi” mos të flasë për kushtetutën pasi e ka përdhosur atë si bandit nga viti 2008 e deri tani.
Më tej Blushi shkruan se P”ërndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!”
Reagimi i plotë: Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!