Gazetari i Fax News, Preng Gjikola mbahet prej 3 orësh në ambientet e policisë Lezhë, pas protestës së sotme në Mirditë kundër HEC-ve.
Fax News kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit, i cili po bënte detyrën kur policia e mori dhe e shoqeroi në komisariat.
Organizmat ndërkombëtarë do të informohen në lidhje me këtë skandal, ku një gazetar shoqerohet në Polici teksa bënte detyrën e tij.
Nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia për ndalimin e gazetarit, por mësohet se ai do të pyetet për protestën e sotme.
Mes të shoqeruarve janë dhe shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe banorë të zonës, të cilët protestuan ditën e sotme kunder ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë. Ata bllokuan simbolikisht rrugën e Kombit për pak minuta.
(E.H/Faxweb.al)