Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Premier League/ Ky është goli më i bukur i sezonit (VIDEO)

Koreani Heung-Min Son fitoi çmimin e Premier League, për golin më të bukur të sezonit. Lojtari i Tottenham realizoi një spektakël të vërtetë në ndeshjen e 7 Dhjetorit të 2019 ndaj Burnley.

Tottenham ishin në avantazh 2-0 kur koreani mori topin në mesfushën e tij edhe u nis në një sulm i vetëm duke thyer një nga një mbrojtësit e Burnley për të përfunduar me sukses aksionin e tij. Ky gol ndihmoi Spurs-at në fitoren e tyre 5-0.

Përtej fitores ndodhi ajo që shihet rrallë, trajneri Jose Mourinho në atë kohë nuk e fshehu kënaqësinë e tij, duke e krahasuar Son, me një ish-futbollist të tij, brazilianin Ronaldo Nazario, Ronaldo fenomenin në kohën kur Mourinho ishte në krah të Boby Robson në drejtimin e Barcelonës

“Edhe përpara këtij goli djali im e therriste Son-aldo, Son-aldo Nazario – dhe sot ai ishte vërtetë Son-aldo Nazario”, tha atëherë Mourinho.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *