Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Prej dy vitesh shijon lidhjen me biznesmenin turk, Genta Ismajli rrëfen si ia fitoi zemrën Ustai

Genta Ismajli ka rrëfyer mbrëmjen e sotme se biznesmeni turk ia ka fituar zemrën dy vite më parë kur i dhuroi një lule, me të cilën ajo është dashuruar.

Prej dy vitesh, këngëtarja e njohur është në lidhje me biznesmenin turk të quajtur Usta. Ajo ka treguar në një intervistë në Tv Klan gjithashtu se nuk është e vërtetë që është shtatzënë sicc është aluduar, dhe shton se planet e martesës janë për më vonë.

Pjesë nga Intervista:

Gazetarja: Unë e di që Usta është një biznesmen i suksesshëm me biznese në Turqi, me biznese në Zvicër. Si ta ka fituar zemrën, si ka ndodhur?

Genta Ismajli: Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë.

Gazetarja: Keni gati dy vite që shijoni një lidhje shumë solide, jeni gjithmonë bashkë, udhëtoni së bashku kështu që do të kemi lajme të reja. Do presim një propozim, apo e ke marrë propozimin që ne nuk e dimë? Mediat të kanë bërë edhe shtatzënë, çfarë ka të vërtetë në këtë?

Genta Ismajli: Këto lajmet që i bëjnë bëjnë mediat, nuk janë aspak të vërteta. Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti.

Gazetarja: Besoj se Usta do të konceptojë një moment shumë romantik sepse e ka treguar që është romantik. Ajo surpriza që të ka bërë në urën e Bosforit ka qenë vërtet shumë e bukur. Më trego pak si ndodhi?

Genta Ismajli: Po më thoshte që duhet të dukesh shume bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq. Kemi dalë nga makina dhe kam parë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë në këtë jaht. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtat shumë, kur kam hyrë brenda kam parë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, me të gjitha të mirat e Zotit kishin qenë aty. Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një çun duke luajtur me violinë, këngë shumë të bukura romantike. Pastaj surpriza tjetër ishte kur emir im shkruhej në urën e Bosfoit.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.