Emisioni “Arbitrazh” ka denocuar një tjetër rastë abuziv me ligjin. Ka qenë Martin Arza ish punonjës i policisë së shtetit, i cili ndodhet në burgun e Drenovës dhe është është dënuar me 6.8 vite burg me vendim të formës prerë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Martini Arza ka ndodhur me 11 Janar 2021 në Korçë rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”. Tre persona nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Shefqet Muço, me profesion kambist, një sasi prej 4 milion lekësh para banesës së tij. Në momenin e grabitjs Muça është përleshur me grabitësit, ndërkohë që në ndihmë i kanë ardhur bashkëshortja e tij, djali dhe vajza, të katër mbeten të plagosur në atë kohë.
Muça ka arritur që një nga grabitësit ta neutralizoj dhe ta mbaj me forcë duke mos e lëshuar, ndërsa dy grabitësit e tjerë kanë mundur të largoheshin nga vëndi i ngjarjes. Policia arrestoi Agim Çaçin nga Moglica, por me banim në Durrës. Ndërsa shpalli në kërkim dy grabitësit e tjerë të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes sëbashku me parat e grabitura. Dy muaj më vonë u arrestua në Tiranë Martin Arza i cili u akuza se kishte marrë pjesë në grabitje”.
Pas arresitimit ish-polici 33 vjeçar nuk ka pranuar akuzën, duke deklaruar se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka qenë pjesë e grupit të grabitësve. Në deklarimet që ka bërë ai nga burgu i Drenovës për emisionin “Arbitrazh” është shprehur se “nuk ka marrë pjesë në grabitjen e kambistit. Nuk kam qenë asnjëherë në atë vend. Por jam dënuar me pa të drejtë me dokumente të falsifikuara nga ish prokurori i çështjes që ka hetuar grabitjen e kambistit dhe OPGJ. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku e prokuroria nuk i ka dërguar për të kryer ADN për të vërtetuar se kush ka marrë pjesë në grabitjen e kambistit.
Po kështu kam dërguar prova shkencore, nga eksperte të pavarur që hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe ku deklarojnë se nga përllogaritjet ekzakte të kryera dhe provat që disponojnë nuk kam qenë unë. Ndaj unë kërkoj të vij një grup inspektimi i Ministrisë Drejtësisë, i Inspektoratit të Drejtësisë të shikoj dosjen time e të shikoj falsifikimet që janë kryer dhe shkeljet që jam bërë”.
Ekperti i njohur Xhevahir Çeloaliaj ish- drejtues i Inistutit të policisë kriminale, që ka kryer edhe ekpertizën shprehet “në provat ligjore që na janë paraqitur dhe që ne kemi dokumentuar në vëndin e ngjarjes unë e përjashtoj në mënyrë kategorike pjesmarrjen në grabitje të Martin Arzës. Ne kemi vite që merremi me këtë punë, por teknologjia ka ecur përpara dhe kanë hyrë përdorim mjete dhe teknologji, që nuk të lën të gabosh. Në përllogaritjet kompjuterike që kemi bërë gjatësia e grabitësve që janë filmuara nga kamerat e sigurisë, na tregojn se Martin Arza është më I gjatë se përsonat që kanë marrë pjesë në krim. Faktet janë koforta për këtë ”.
Ndërsa avokatja Margarita Kola theksoi se “prokuroria nuk i ka lejuar të drejtën ligjore që 33 vjeçari Arza të mbrohet konform ligjit dhe çështja ka vajtur për recurs në gjykatën e lartë, ku pritet të gjykohet”.
Ndrësa të ftuarit në panelin e diksutimit mbi denoncimin që ka bërë Martin Arza kanë qenë avokatët Genc Xhokutaj, Kujtim Cakrani dhe Redi Ramaj, të cilët kanë dhënë opinionet e tyre mbi denoncimin, si dhe kanë ngritur problemet ligjore, që sipas tyre janë shkelur nga ana e organit të akuzës, por edhe gjykatës së Korçës. Sipas Xhokutajat “prokuroria ka dështuar në misionin e saj, për të dërguar me prova e fakte para organve të drejtësis autorët e vërtet të grabitjes së kambistit Shefqet Muça. Është e pajustifikushme sotë të gjeden njolla gjaku në vëndin e ngjarjes e të mos bëhet AND. Fatkeqësishtë situaa të tilla mundet të gjeshë vetëm në prokurorin e Korçës”.
Ndërsa avokati Kujtim Cakrani u shpreh se në prokurori e gjykata hasim çdo ditë fenomene të tilla, kjo ndodh sipas tij sepse pas vetingut kanë mbushur organet e drejtësisë me njerëz jo prefesionistë, të cilët nuk kanë as përvojën jurdike, por as përgatitjen e duhur për të qenë në oganet gjyqësore”.
Avokati Redi Ramaj u shpreh se “prokuroria ka dështuar në punën e saj, që në momentin kur një nga grabiësit është kapur në vëndin e ngjarjes dhe nuk janë zbukuar të tre autorët që kanë marrë pjesë në grabitje”.