Koncerti që këngëtari grek Notis Sfakianakis do të mbante natën e sotme në Pallatin e Kongreseve solli debat të madh tek populli ynë. Këngëtarët shqiptarë bënë thirrje që koncerti i tij të bojkotohej, pasi më parë Sfakianakis kishte deklaruar se shqiptarët janë racë inferiore.
Megjithatë, edhe pas thirrjeve të shumta për bojkot, të gjithë u mblodhën dy orë më parë për të parë koncertin e tij. Madje u publikuan foto nga rradhët e gjata jashtë Pallatit të Kongreseve, ku shqiptarët prisnin për të dëgjuar këngët e Sfakianakis.
Në përfundim të koncertit, gazetarja Desara Karaiskaj ka reaguar për këngëtarin grek nëpërmjet një statusi në Facebook. Sipas gazetares, Sfakianakis ishte tangërlliks dhe i tërboi organizatorët me tekat e tij psikopate.
“Me vjen aq keq për ata që vërtetë donin të ishin në koncertin e Sfakianakis, sepse prej çmimit të llahtarshëm të biletës nuk mundën. Dhe salla ishte e mbushur me njerëz që ndodheshin aty sepse i kishin dhuruar biletat, e nuk e dinin as vetë pse ishin aty. Biletat nuk u shiten dhe në moment të fundit u dhanë kot e me kot.”
“Gjithsesi… Per te gjithë ju qe nuk ishit sonte, të mos ju vij keq…. Nuk ju meritonte fodulli dhe tangerlliksi Notis, asnjërin prej jush. Erdhi në pallat të Kongreseve në orën 10 dhe… Para se të vinte i tërboi të gjithë organizatoret me tekat e tij psikopate. Natën e mirë!”- ka shkruar ajo e pakënaqur.