08:37 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Prapaskenat” e errëta të protestave në Iran, CNN: Po përdhunohen femrat, kanë frikë të flasin

16:11 | 22/11/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Prapaskenat” e errëta të protestave në Iran, CNN: Po përdhunohen femrat, kanë frikë të flasin

Ndërsa protestat kundër regjimit në Iran vazhdojnë, forcat e sigurisë po përdhunojnë dhe dhunojnë protestueset femra për të shtypur protestat, sipas një hetimi të CNN. Gratë që folën me nëntë gazetarët e rrjetit amerikan, të cilët nënshkruan raportin e gjerë, përshkruajtën me detaje rrëqethëse se çfarë vuajtën dhe çfarë panë në qendrat e paraburgimit në Iran.

“Kishte vajza që u sulmuan seksualisht dhe më pas u transferuan në qytete të tjera. Ato kanë frikë të flasin për këto gjëra”, tha një grua kurdo-iraniane për CNN. Në raport përmendet, ndër të tjera, rasti i 20-vjeçares Armita Abbasi, e cila u arrestua në Karaj, në perëndim të Teheranit, rreth një muaj pas fillimit të protestave. Më 17 tetor, e reja u dërgua me urgjencë në spitalin e Karajit, e shoqëruar nga policë me rroba civile. Abbasi ishte torturuar dhe përdhunuar.

Ajo tani ndodhet në burgun famëkeq Fardis, sipas qeverisë iraniane. Gratë po udhëheqin lëvizjen e protestës, e cila tani i ngjan një kryengritjeje popullore në Iran.

Slogani “Gratë, Jeta, Liria” dominon protestat kundër regjimit pas vdekjes së Mahsha Amini, e cila besohet se është rrahur brutalisht nga policia, pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së regjimit. Gjatë javëve të fundit janë postuar video në mediat sociale në Iran, duke treguar forcat e sigurisë që abuzojnë seksualisht protestuesit femra, ndërkohë që janë shfaqur akuza për përdhunimin e aktivisteve femra në burgje.

Gazetarët e CNN ekzaminuan disa prej tyre dhe mblodhën disa dëshmi dhe siç konstatuan, një rast përdhunimi përfshinte edhe një djalë të mitur, ndërsa një incident rezultoi me plagosjen e rëndë të një prej protestuesve. Në disa raste sulmet seksuale u filmuan si një mjet për të shantazhuar protestuesit. Pavarësisht vështirësive në hetimin e përdhunimeve të supozuara të protestuesve femra, reporterët e CNN zbuluan 11 incidente të tilla – disa që përfshinin viktima të shumta në të njëjtën kohë – të gjitha këto ndodhën në zonat kurde të Iranit.

Në një audio, një 17-vjeçar tha se ai dhe miqtë e tij u përdhunuan dhe iu nënshtruan goditjeve elektrike pasi u arrestuan.

Por organizatat e të drejtave të njeriut si Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë dokumentuar disa raste të sulmeve seksuale në burgjet iraniane që nga fillimi i protestave. Në fakt, kreu i të Drejtave të Njeriut, Rabin Rahmani, tha për CNN se dy të burgosura raportuan se ishin kërcënuar se ata do të përdhunonin motrat e tyre adoleshente për t’i detyruar të “rrëfenin”.

Pas

FOTO/ U fotografuan duke u puthur në “takimin romantik”, Trevor Noah flet për thashethemet që ‘ndezi’ me Dua Lipa-n

Para

Blinken kritikon hapur FIFA-n por tregohet i matur ndaj Katarit

Para
Blinken kritikon hapur FIFA-n por tregohet i matur ndaj Katarit

Blinken kritikon hapur FIFA-n por tregohet i matur ndaj Katarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

I vuri tritolin në shtëpi oficerit të policisë tre vite më parë, arrestohet autori në Shkodër(Emri)

Gjermania përballet me krizën më të madhe të mësuesëve në 50 vjet, shkollat pezullojnë përkohësisht mësimin

Sulmohet në veri Policia e Kosovës

Rusia vazhdon sulmet me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur dhe 20 të plagosur

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari

E pranoi, Rita Ora: Po jam martuar, zgjodha ta mbaj private sepse…

Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Sjellja e tij nuk përfaqëson të gjithë pununjësit, ishin agjentët tanë që e arrestuan

Fundjavë me diell, por e ftohtë, ja cilat janë zonat ku termometri do të shënojë nën zero

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.