Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pranuan gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon hetimet për 3 gjyqtarët

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka pushuar hetimet për 3 gjyqtarët që pranuan gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Gjyqtarët Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe S. Damini janë proceduar penalisht për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”, ndërsa në muajin korrik Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati hetimet për ta.

Vendimi i gjyqtarëve ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, që e dënoi me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin, duke e konvertuar dënimin përfundimtar me 25 vite në total. Dajti akuzohej për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në vitin 2009, ndërsa u deshën 10 vite që dënimi të merrte formë të prerë. Vendimi i Prokurorisë së Posaçme do të shqyrtohet këtë të hënë në orën 14:00 nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Pranimi i gjykimit të shkurtuar me shumicë vote nga ana e pesëshes së Apelit të Krimeve të Rënda, u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa disa ditë më pas, nën dyshimin se ky vendim ishte dhënë i ndikuar dhe se gjyqtarët kanë konsumuar elementë të veprës penale të korrupsionit, Prokuroria nisi hetimet.

Ndërsa Prokuroria e Posaçme vendosi sot pushimin e këtyre hetimeve me argumentin se nuk ka prova për akuzën që është ngritur ndaj tyre.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.