Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pranojnë mandatin dhe 2 kandidatë nga opozita. Kush do të jetë deputetja më e re (vajza e muzikantit të njohur)

Kanë pranuar mandatin dhe dy kandidatë të tjerë të listave të LSI dhe PD.

Kandidatja e LSI-së, Ambra Borova e treta në listën për qarkun e Shkodrës do të jetë deputetja më e re e Parlamentit shqiptar.

Ndërkohë PD ka një tjetër rrjedhje nga radhët e saj, pasi mësohet se Arben Elezi, kandidat i Elbasanit ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit duke i hapur kështu rrugë hyrjes së tij në parlament.

Burime nga Shgkodra shprehen se Borova, dentiste me profesion, është vajza e muzikantit të njohur Luan Borova, ndërsa është dhe e afërmja e Agron Çelës, deputet i LSI-së.

Sot, 3 kandidatë të rinj të LSI-së u betuan në Kuvend duke u bërë zyrtarisht deputetë të Kuvendit të Shqipërisë duke e cuar në 17 numrin e deputetëve t “opozitës së re” (lexo ketu).

Pas betimit të 2 kandidaturave të mësiperme Ambra Borova dhe Arben Elezi numri i deputetëve të PD dhe LSI shkon në 19.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.