Një tjetër ngarkesë me drogë është kapur në Selanik teksa në pranga ka rënë 2 shqiptar. Mësohet se në një banesë në Selanik janë sekuestruar 41 pako me 4 kg 444 gram marijuanë, 1.67 gram kokainë, 2 peshore elektronike dhe 4 celulare.
Ne pranga kane rene dy shtetas shqiptare 29 dhe 31 vjec. Ky i fundit rezulton person ne kerkim, me dy denime prej 14 vjet dhe 6 vjet si dhe 70 mije euro gjobë per trafik klandestinësh.
Vetem gjatë muajit nentor ne Selanik jane kapur rreth 155 kg marijuane me protagoniste shtetas shqiptare