Një festë beqarie e çmendur mund ta quajmë këtë të Qëndresa Bajramit. Ajo kurorëzohet me Labinot Gashin në 16 tetor ku edhe do të zhvillojnë ceremoninë martesore.
Por, siç është bërë traditë tashmë edhe në Shqipëri e Kosovë, dasmës i paraprin festa e beqarisë, të cilën Qëndresa Bajrami, e fejuara e moderatorit Labinot Gashi, e ka mbajtur mbrëmjen e së hënës. Ajo shfaqet pranë mikeshave të saj duke u argëtuar dhe kërcyer.
Së bashku me mikeshat e saj, Qëndresa ka festuar duke kërcyer e kënduar në një prej lokaleve të Prishtinës, ku të ftuar ka qenë edhe këngëtarët Neki Emra e Violeta Kajtazi, të cilët janë kujdesur për atmosferën në festë. (J.V/Shuplaka)