Presidenti i Partive Popullore Europiane (PPE) Joseph Daul bëri thirrje për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një deklaratë zyrtare, Daul shprehet se dy vendet kanë hapa para në plotësimin e kushteve për të nisur proçesin e negociatave për anëtarësim.
‘‘Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa para në plotësimin e kushteve për të nisur proçesin e negociatave për anëtarësim. Por, ndërsa ka ende shumë për të bërë, hapja e bisedimeve është hapi tjetër i natyrshëm. Qytetarët dhe të rinjtë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë meritojnë të kenë një perspektivë europiane përderisa ata vazhdojnë të jenë burim motivimi dhe vendosmërie për këtë vende dhe më gjerë në rajon’‘, shprehet në fjalën e tij presidenti i PPE.
Vendimi përfundimtar do të merret në 18 tetor në mbledhjen e kryeministrave dhe ministrave të jashtëm të BE-së.