Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pozicionimi kundër SHBA-ve, Gjosha: Vota nuk është e një individi të vetëm

Pas vendimit të qeverisë për të dalë kundër Amerikës në lidhje me njohjen ose jo të Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, ka ardhur reagimi I dëputetes së LSI-së, Klajda Gjosha.

Gjosha ka theksuar se qeveria duhet të votonte pro interesave kombëtare dhe se vota nuk është e një përsoni të vetëm.

“Sot është marrë një vendim i rëndësishëm në Asamblenë e OKB-së, ku pjesë e votave kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi statusin e Jeruzaleminit, ka qënë edhe Shqipëria. Përtej këtij vendimi për të votuar kundër, ajo cka përbën një problem real është që për një cështje me kaq shumë rëndësi, nuk është zhvilluar asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë, as me Presidentin e Republikës! Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!”- shprehet Gjosha.

Sot u mblodh rezoluta e OKB-së për të kundërshtuar vedimin e Presidentit të Amerikës, Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *