Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Posterat e fushatave elektorale, Totozani-kryebashkiakëve: Shmangni cënimin e hapësirave publike

Avokati i Popullit, Igli Totozani, u bën thirrje kryetarëve të bashkive në vend që të tregojnë kujdes tani që po afron edhe nisja e fushatave elektorale në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Konkretisht, për vendosjen e mjeteve propaganduese, përfshirë këtu posterat e partive, Totozani kërkon nga kryebashkiakët zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Avokati i Popullit rekomandon monitorimin e vazhdueshëm të hapësirave publike të miratuara për vendosjen e materialeve propagandistike zgjedhore me qëllim të shmangies së situatave të cenimit të hapësirave.

Deklaratë për mediat:

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i rekomandon kryebashkiakëve zbatimin me korrektesë të detyrimeve për vendosjen e materialeve propagandistike gjatë procesit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare

 Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i ka dërguar një rekomandim kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin, lidhur me zbatimin me korrektesë të detyrimeve për vendosjen e materialeve propagandistike gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes këtij dokumenti Avokati i Popullit u rekomandon kryebashkiakëve:

-Marrjen e masave të nevojshme tekniko – organizative me qëllim zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe Udhëzimet e KQZ-së nga strukturat e pushtetit vendor lidhur me vendosjen e materialeve propagandistike gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë.

-Monitorimin e vazhdueshëm të hapësirave publike të miratuara për vendosjen e materialeve propagandistike zgjedhore me qëllim të shmangies së situatave të cenimit të hapësirave të miratuara dhe garantimin e një mjedisi për zgjedhje sa më të ndershme dhe të lira.

Në këtë rekomandim drejtuar kryetarëve të bashkive, Avokati i Popullit shprehet se:

“Lidhur me përmbushjen e detyrimeve ligjore që burojnë nga neni 79 i Kodi Zgjedhor në bazë të të cilit, autoritetet lokale duhet të caktojnë hapësira publike për vendosjen e posterave politikë dhe të njoftojnë për këtë subjektet zgjedhore përkatëse. Në shumë raste, subjektet politike nuk janë informuar për hapësirat që u janë caktuar, apo kanë cenuar hapësirat e tjera publike, duke shkaktuar probleme në disa raste, të referuara tashmë në raportet e organizatave ndërkombëtare që janë angazhuar në monitorimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Roli i pushtetit vendor në këtë proces është i një rëndësie të madhe për krijimin e një mjedisi të sigurtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj është detyra e tij dhe pritshmëria e publikut që strukturat respektive të pushtetit vendor të angazhohen për të siguruar zbatimin me rigorozitet të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Parimi i shtetit të drejtës se “Askush nuk mund të dalë mbi ligjin” duhet të udhëheqë çdo punonjës të pushtetit vendor gjatë kryerjes së detyrave në këtë proces dhe në çdo rast të manifestojë standarde të larta profesionale, etikë dhe integritet.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close