AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha
“Poshtë diktaturës masonike”, përdhoset shtatorja e Skënderbeut në Korçë nga persona të paidentifikuar

Dita e sotme shënon dhe 553-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për koincidencë ose për arsye të tjera, dikush ka shkruar me gabime drejtshkrimore mbi bustin e heroit në Korçë: “Stop diktaturës masonike”.
Një përdhosje e pakuptimtë e shtatores së heroit kombëtar, pasi mund të ishte gjetur fare mirë një vend tjetër për të shkruar mesazhin nga ana e personave ende të paindentifikuar.
Busti i Skënderbeut në Korçë është i vendosur në sheshin përpara stadiumit. Ai është realizuar nga skulptori i njohur Piro Dollaku, i cili ka realizuar edhe monumentin e dëshmorëve në këtë qytet.
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...