E përditshmja spanjolle “El Pais” ka zgjedhur 17 foto ditë nga e gjitha bota, përfshirë edhe vendin tonë. Fotoja është marrë nga Porto Romano në Durrës, në pikën e grumbullimit të mbetjeve.
“Dy lopë shfaqen në një grumbull mbeturinash në Porto Romano, rreth 1 kilometër nga deti. Durrës Shqipëri”, shkruhet në përshkrimin e fotos.
Kujtojmë që dy javë më parë Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli gjendje emergjente në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Porto Romano.
Shqipëri