Loris Karius nuk do të jetë më portier I Liverpool. Karius I cili u bë I njohur më së shumti për gafat e tij në finale e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid do të luajë në Turqi.
Skuadra turke e Besiktas ka konfirmuar transferimin e portierit gjerman nga Liverpooli.
Besiktas në ‘Tëitter’ ka vendosur një fotografi të Karius, për t’i dëshiruar mirëseardhje.
Karius te Liverpool është transferuar në vitin 2015 nga Mainz, por paraqitja e tij katastrofike ndaj Realit të Madrdit në Champions League duket se vulosi dhe largimin e tij nga skuadra.
(B.H/Faxweb)