Vijojnë debatet në Kuvend sa i takon Portit të Durrësit,. Shehaj tha se kryteministri Edi Rama ka dy vjet që gënjen dhe the nuk është Emaar Group që qëndron pas ndërtimit të Portit. Më tej Shehaj shtoi se për komoaninë q♪7 do ndërtojë nuk dihen as pronarët, bilancet apo xhirot vjetore.
Shehaj: Pyetja e parë për kryeministrin është: Për kë kompani “Eagle Hills” flet? Për këtë kompani nuk dimë pronarët, bilancet, as xhirot vjetore
Kryeministri ka 2 vjet që gënjen shqiptarët që kompania që do të ndërtojë është Emaar, tani kemi 2 statuse të kryeministrit në një 30 mars, tjetri 16 prill ku thuhet se porti i ri turistik i ndërtuar nga Emaar do të injektojë 2 miliard dollarë. Që nuk është Emaar është e qartë dhe ne duhet tu themi të vërtetën shqiptarëve. Më thoni kjo është marrëveshja, ku është Emaar Group.
Pyetja e 3 dhe këtu nuk kemi të bëjmë me genjeshtra, sepse gënjeshtra nuk është vepër penale, por kjo është shkelje e ligjit.
Vendimi për shpalljen e kompanisë së sapo krijuar si investitior strategjik kishte nevojë si garantues, dhe është vendosur një kompani. Është shkelur ligji se vlera e kapaciteteve mund të dëshmohet nëse është një kompani me historik, se ministrja gënjen se nuk lejohet transferimi i kuotave. Ligji kerkon një dëshmi të fortë për kapacitetet financiare dhe ofrimi i garancive nga banka . Ju keni vendosur në këtë vendim NSHMI, që nuk dimë asgjë, që nuk është as institucion financiar dhe bankar. Di ishte mirë të ishte edhe kreyministri të përgjigjej. Sa herë që nuk kanë cfarë të thonë, fillojnë e shajnë.