Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend është ndalur te porti i Durrësit dhe te akuzat e opozitës. Duke thënë se porti aktual është si në mesjetë, Rama tha se për këtë marrëveshje janë bërë negociata të stërgjatura e takime të shumta ndëra janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesa të investitorit.
Rama: Një port si në mesjetë, ku lulezojnë sipërfaqet e ndryshkura dhe ku kalben mjetet e vdekura lundruese, ku shtrihem mijëra metra kartorë ferra dhe ndryshqe.
Kur dëgjon ju dhe shikon këtë pamje, ju jeni fiks si këto . Ky port është një skandal mjedisor një gërrvitke një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk .
Edhe kjo platforma e zezë e ndotjs që ska lidhje me shekullin 21, me turizmin, duhet të zhduket nga faqja e dheut.
Nga zhdukja e kësaj platforme të zezë, cfarë fiton Durrësi? Jo vetëm si kryeministër por edhe si deputet i Durrësit me shumë padurim deri sa të votohet historia më e madhe e investimit në vendin tonë, Ky investim do e kthej në një prej porteve më të mëdha.
3 vite lutje ecejake te princi i kurorës për të investuar në Shqipëri. Takimet e komunitetit të përbashket, për formatet e bashkëpunimit, disejnimin, negociata të stërgjata dhe në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesa të investitorit dhe ne këmbëngulnim pa pushim që donim deri në fund deri të marrëveshja për investimin më të madh të huaj, edhe në historinë e rajonit tonë. Ky investim do ta impaktoj GPD e vendit në 1.8.