Kreu i PD Sali Berisha ka shpërtryer me akuza në Kuvend sa i takon Portit të Durrësit. Ai tha se po vidhet prona publike për të shndërruar në pronë të klanit Rama dhe të ndonjë arabi “okazional”
Berisha: Sot këtu diskutohet për plackitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike nga nje grup i kryesuar nga Edi Rama që kërkon të shnderrojë në pasuri personale pronën publike me të cmuar që kanë shqiptarët sot. Kërkohet të kufizohet fjala e deputeteve te parlamentit. Me marrëveshjen që miratuat ne vitin 2020, me Emiratet me procedurë të përshpejtuar, i krijuat grupit të Edi Ramës favoret dhe avantazhet dhe garancitë ligjore për këtë plackitje. Sot ju kërkoni të varrosni Portin shekullor të Durrësit, si pronë publike të shqiptarëve dhe ta shnderoni në prone private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi “okazional”, që u zotua për 4 mln euro buzë Danubit në Beograd dhe përfundoi në 20 mln euro të vëllezërve Karric. Klani Rama me 60% të aksioneve, se cka Alabari dhe Rama, ate sdo e marrim vesh ndonjehere, por ky ton u përveteson 200 mijë m2 në pjesen më të kushteshme të Durresit, u zhduk portin mijëra vjecar. Ka qenë nyja kryesore e lidhjes me Kostandinopojës.
Sot ky port asgjesohet me gjithë qindra e qindra miliona euro investime, kapaciteti i tij aktualisht është 8 mln ton mall përpunim dhe ka arritur në 4.8 milione. Pozicioni i tij në shekuj është përcaktuar më i përshtatatshëm për trojet arbnore. Ka mbijetuar pavarësisht se cfarë kanë përjetuar. Sot klani Rama merr përsipër të përvetësojë 200 mijë m2.
Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje, hidheni poshtë këtë marrëveshje. Shkel kushtetuten, pasuron Edi Ramën dhe klanin e tij. Ky parlament nuk do funksionojë më kështu.