Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Popullin e mbytin në gjoba, vetë injorojnë ligjin”, Bardh Spahia reagon pas skandalit të Mira Rakacollit: Të shkarkohet menjëherë

Pas publikimit të lajmit nga “Faxweb” ku zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila u pa në mbledhjet e shtabeve elektorale që po zhvillohen nga Partia Socialis, ku pjesë ishin më shumë se 10 persona të pranishëm, një pjesë e të cilëve ishin edhe pa maska mbrojtëse.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli e cila është në rreshtin e parë bashkë me Elona Gjebrean, ishin duke shkelur masat antiCovid  të cilat i kanë urdhëruar vetë.

Ndër të tjera Spahia thekson se popullin e mbysin në gjoba ndërsa politikanët vetë injorojnë ligjin.

Postimi i plotë i Bardh Spahia në Facebook:

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.
E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!
Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!
Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD. LEXO MË SHUMË

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *