Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri, e ftuar në studion e lajmeve në Fax News ka komentuar dhunën e ushtruar nga Policia gjatë paradites së djeshme në zonën e Astirit.
Duke komentuar arrestimin e kolegut të saj Klevis Balliu, Pampuri u shpreh se kjo bëhet për të frikësuar qytetarët që e mbrojnë këtë kauzë, tashmë prej 6-muajsh.
E pyetur nga gazetarja Armela Ferko lidhur me deklaratën e Balliut, që qytetarët të armatosen, Pampuri u shpreh se ajo që ai tha ishte mjaft e ngarkuar emocionalisht, e megjithatë vetë banorët kanë deklaruar se do të qëndrojnë deri në fund përballë shtetit që kërkon tiu shembë banesat.
“Dje kam qenë vetë që në fillim të asaj proteste, pasi më morën në telefon dy qytetarë, shkova dhe iu bashkova banorëve. Në momentin që FNSH bllokoi rrugën së bashku me policinë, pata një habi, se qytetarët kanë një kauzë shumë të fortë, shumë të madhe. Kryeministri viziton një fabrikë mielli, dhe nuk kthen kokën te këta banorë që kanë një hall të madh dhe protestojnë prej gjashtë muajsh.
Në momentin që qytetarët u informuan se Rama po dilte te rrethrretullimi kërkuan që të zhvendoseshin, po rruga u zu menjëherë nga FNSH. Kundrejt dëshirës së qytetarëve për ti dalë para kryeministrit, ka pasur një dhunë që unë e kam provuar vetë aty, jam shtyrë vetë me policët. A mundet që Policia e Shtetit të marrë zvarrë qytetarët?
Me gur është gjuajtur pas futjes në makinën e policisë të Klevis Balliut dhe qyterarëve, pasi është hedhur gaz helmues, ku disa kanë pësuar dhe djegie në fytyrë. Është hedhur gaz ndaj një zonje që ka një foshnje dy muajshe, që priste të ushqehej me gji, forcat e policisë i kishin hedhur gaz helmues. Edi Rama duhet të kuptojë se në rast se provokon popullin atëherë do të ketë reagim.
Nuk ka arsye që policia të ndalojë sekretarin e përgjithshëm të PD-së që të hyjë në komisariat për të pyetur lidhur me situatën dhe të dhënave të personave që janë arrestuar. A është normale kjo?! Ata banorë do ti kundërpërgjigjen çdo reagimi të nxitur nga kryeministri, për të marrë atë që duan, dhe të mbrojnë djersën dhe mundin e tyre”, u shpreh Pampuri.
(E.K/FAXWEB.AL)